Një 27-vjeçar nga Shkodra është kapur dhe ekstraduar prej Danimarkës drejt vendit tonë, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Nard Polisë, ose siç ndryshe njihet, Nardi i Bujtinave.Shtetasi K.S akuzohet se është përgjegjës për vrasjen me armë zjarri në të viktimës në fjalë, brenda automjetit të tij, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë.
Shtetasi K.S ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tiranë, duke qenë se Gjykata e Shkodrës ka caktuar për të masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”.