Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Pas ekstradimit, i dyshuari u dorëzua njësiteve përkatëse policore për vazhdimin e procedurave ligjore.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.