Pranvera në vendin tonë, sikundër edhe në gjithë hemisferën veriore fillon sot, më 20 mars, në orën 23 e 45 minuta. Sot, dita dhe nata janë në kohëzgjatje të barabartë, fenomen ky që njihet si Ekuinoksi Pranveror.
Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta.
Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.
Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë natën mes datës 28 dhe 29 mars, kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para.