Ekzekutimi i tre të rinjve në Fushë-Krujë, dhjetëra persona shoqërohen në polici

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 20 persona janë shoqëruar që prej mbrëmjes së djeshme e deri sot në mëngjes nga policia e Krujës, raporton gazetarja e ABC Xhensila Kodra.

Personat e shoqëruar dyshohet se kanë dijeni për masakrën që e djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës që ka të vdekur tre të rinj.

Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arbër Hoxha u ekzekutuan në makinën e tyre nga katër persona të panjohur.

Ndaj tyre u qëllua me breshëri plumbash. Autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinës u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

Tre të rinjtë që mbetën viktimë e atentatit të djeshëm në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit, mëson gazetarja e Abc Xhensila Kodra.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”

Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt.

Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.


Martinaj ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi. Gjithçka konfirmohet nga një video, ku djemtë shfaqen në një berberhane, shumë të qeshur së bashku.

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj.

Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Asnjë nga krimet nuk është provuar.

Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Policia e Shteti ka vënë 3 milionë lekë të reja në dispozicion të kujtdo që ka informacione lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Të ngjashme