Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se përmes këtij projektligji do të vazhdoj reformimi në arsim, raporton Ekonomia Online.
“Ky ligj do të mundësoj vazhdimin e reformave në arsim. MASHT, në bazë të legjislacionit ka zhvilluar të gjitha procedurat për këtë miratim. Parimet e ligjit të arsimit të lartë janë liria akademike bazuar në kushtetutë, barazi për studentë. Nuk do të ketë përkufizim moshe për kualifikim në arsim të lartë. Ligji përcakton qartë marrjen e diplomave”, ka thënë Bytyqi.