Ekzekutivi në Pejë akuzohet për shpërfillje rekomandimesh të auditorit

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 08:57 | Nga

Këshilltarët e subjekteve opozitare, në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të mbajtur të martën, kanë shprehur kritikat e tyre ndaj ekzekutivit për gjetjet e shumta të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) për pasqyrën financiare të Komunës për 2017.

Sidomos në fokusin e tyre kanë qenë rekomandimet e shumta që nuk janë zbatuar jo vetëm vitin e kaluar, por edhe vitet e mëparshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Njësoj sikur për 2016 edhe për 2017, ZKA-ja ka nxjerrë 19 rekomandime për Komunën e Pejës, disa prej të cilave janë rekomandime të bartura edhe nga viti 2015.

Për implementimin e rekomandimeve të dhëna bazuar në raportin e ZKA-së, ekzekutivi i Pejës tashti sërish ka përgatitur një plan të veprimit, të cilin e paraqet para Kuvendit. Mirëpo duke u nisur nga përvoja e viteve të kaluara, kur ka pasur plane të veprimit dhe prapë nuk janë zbatuar rekomandimet, këshilltarët kanë kërkuar që ekzekutivi vërtet të përkushtohet në realizimin e tij.

Pavarësisht 19 rekomandimeve dhe gjetjeve të ZKA-së, Raporti i Auditorit për pasqyrën financiare të Komunës për vitin e kaluar konsiderohet pozitiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme