El Clasico rekordesh, ja disa nga statistikat më pikante

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Barcelona përballë Real Madridit në “Camp Nou”, sfida më e rëndësishme e kampionatit spanjoll, që rrëmben me qindra milionë të apasionuar të futbollit para ekranit.

Një El Clasico që ofron spektakël dhe emocione si asnjë sfidë tjetër e futbollit. Shumë rekorde për t’u thyer nga protagonistët e saj.

Ernesto Valverde mund të shënojë ndeshjen e shtatë radhazi pa humbje ndaj Real Madridit, duke barazuar rekordin e Pep Guardiolës në vitin 2012.

Për sulmuesin francez, Antoine Griezmann, është El Clasico i parë në karrierë. Askush nuk i ka shënuar Real Madridit si me Atleticon ashtu edhe me Barcelonën në shekullin e 21-të. I fundit ka qenë portugezi Simao, me Barçën në vitin 2000 dhe me Atleticon në vitin 2008.

Kjo përballje El Clasico fut në histori Sergio Ramosin, i cili do të bëhet lojtar i pare që ka zhvilluar më shumë takime mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, plot 43, ndërsa për Messin, që barazon rekordin e Xavit, do të jetë El Clasico e 42-të.

Barcelona i ka shënuar 399 gola në total rivalit të përjetshëm në ndeshjet zyrtare. Ndërkohë golin numër 400 të Real Madridit në El Clasico e ka realizuar Cristiano Ronaldo në vitin 2018.

Sfidë mes rivalësh. Nga 72 fitore kanë arritur secila skuadër në ndeshjet e kampionatit. Mirëpo në total, në të gjitha kompeticionet, Barcelona ka marrë një më shumë, 96-95.

Të ngjashme