Një elefant në provincat Jharkhand dhe Bihar të Indisë ka mbytur 14 persona.
Sipas lajmit të gazetës indiane “Times”, elefanti i cili në Bihar ka mbytur 4 persona dhe në Jharkhand ku kishte kaluar gjatë muajit prill shkaktoi vdekjen e 10 personave nga fisi Paharija.
Ndërkaq, viktima e fundit e elefantit ishte i riu 25 vjeçar Raju Pahariya, i cili gjatë kthimit në shtëpinë e tij nga një market e kishte zgjedhur rrugën e shkurtër nga pylli.
Bashkëshortja e Pahariyas, Mangli Paharin thotë se gjatë muajve të fundit elefantët po i mbysin njerëzit por që njësitë pyjore nuk kanë marrë hapa konkretë për kapjen e elefantit. Paharin thotë se fshatarët jetojnë me frikën e humbjes së jetës dhe të shkatërrimit të shtëpive të tyre.
Zyrtari për mbrojtjen e pyjeve MK Singh njoftoi se sot në Jharkhand do të vjen një gjuetar provinca Andra Pradesh, si dhe 5 trajnues të kafshëve nga provinca Uttar Pradesh për të zbutur elefantin.
Thuhet se gjuetari është 61 vjeçari Nawab Shafath Ali Khan, i cili në moshën 12 vjeç ka marrë medalje ari me gjuajtjet e tij në lojërat kombëtare.
Zyrtari Singh po ashtu theksoi se kanë planifikim për qetësimin e elefantit, por që nëse nuk do të arrijnë ta kapin atë përkundër masave të marra, do të kërkojnë leje për vrasjen e elefantit.
Singh vuri në dukje se janë marrë të gjitha masat për kapjen e elefantit, shkruan AA.
Ndërkohë zyrtarët e pyllit thonë se kanë marrë masa të shumta për kapjen e elefantit. Në anën tjetër shtëpia e ish ministrit të Financave Yashwant Sinha në fshatin Hutpa në Jharkhand dy ditë më parë ishte rrethuar nga një tufë e elefantëve të cilët rrënuan murin e oborrit të kësaj shtëpie.
Në Jharkhand gjatë 10 viteve të fundit elefantët kanë shkaktuar vdekjen e 589 personave.
Qeveria sipas të dhënave të vitit 2011 ka njoftuar për plane të shumta për mbrojtjen dhe zhvillimin Paharijarëve të mbetur me popullsi prej 25 mijë e 585 personash.