Në seancën e sotme të Kuvendit të Listës Serbe të mbajtur në selinë e partisë në Mitrovicë, në mënyrë unanime është zgjedhur kryetar i ri Zlatan Elek, njoftojnë partia.
Siç thuhet në njoftim, Eleku, i cili zëvendëson Goran Rakiqin, ka falënderuar delegatët e Listës Serbe për mbështetjen, besimin dhe nderimin e treguar ndaj tij.
Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar kryesinë e mëparshme të Listës Serbe për përkushtimin që kanë treguar në luftën për interesat e popullit serb në rrethana jashtëzakonisht komplekse.
Elek, siç thuhet në njoftim, theksoi se “Lista Srpska do të vazhdojë të jetë strumbullar rreth të cilit do të mblidhet populli serb në Kosovë në periudhën e ardhshme, si dhe se të gjitha vendimet e rëndësishme politike do të merren gjithmonë në koordinim me Beogradin zyrtar dhe në interes të mbarë popullit serb, duke ruajtur unitetin aq të nevojshëm aktualisht”.