Ekonomia Online
FUNDIT

Eleminatoret “Rusi 2018″, mbrëmja e golave

Eleminatoret “Rusi 2018″, mbrëmja e golave

Kanë përfunduar takimet e mbrëmjes së sotme të luajtura në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Rezultate befasuese dhe supergola në ndeshjet e mbrëmjes së sotme. Franca ka “gjunjëzuar” Holandën, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0. Greqia ka “ngelur në klasë”, pasi Estonia ka mbajtur barazimin 0-0 në shtëpinë e grekëve. […]

Kanë përfunduar takimet e mbrëmjes së sotme të luajtura në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Rusi 2018”. Rezultate befasuese dhe supergola në ndeshjet e mbrëmjes së sotme.

Franca ka “gjunjëzuar” Holandën, duke fituar me rezultatin e pastër 4-0.

Greqia ka “ngelur në klasë”, pasi Estonia ka mbajtur barazimin 0-0 në shtëpinë e grekëve.

Belgjika ka mbajtur rekord në këtë mbrëmje, pasi ka arritur të shënojë 9 gola ndaj Gjibraltarit.

Portugalia i është “falur” Ronaldos, pasi ky i fundit ka shënuar tre gola mbrëmjen e sotme ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja është mbyllur me rezultatin përfundimtar 5-1.

Ndërkohë që Zvicra ka fituar 3-0 ndaj Andorrës. Zvicra ka kaluar në epërsi me golin e Haris Seferoviq në fund të pjesës së parë, për të cilin asistoi kosovari Xherdan Shaqiri.

Të ngjashme