Presidentja Vjosa Osmani u lëshua në deklarata duke thënë se “në 5 vitet e fundit janë eliminuar 900 banda kriminale në Kosovë” ku as kjo nuk shpëtojë pa reagime.
Opinionisti Mero Baze i ka tërhequr vërejtjen Presidentes që me këso deklaratash sipas tij e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Madje i ashpër tregohet kur thotë se për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda.
“Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9. E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkan”, u shpreh ai.
Gjatë vizitës së saj në Berlin, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha një intervistë për gazetarin Gordon Repinski nga mediumi Politico, ku diskutoi për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe situatën e kriminalitetit në vend.
Osmani deklaroi se gjatë pesë viteve të fundit janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, duke shkatërruar struktura të njohura si “mafia e Ballkanit”. Ajo theksoi se niveli i krimit është në pikën më të ulët historike. “Nuk ka banda kriminale aktive në vendin tonë.”, tha presidentja e Kosovës.