“Eleminuam 900 banda”, Mero Baze i reagon Vjosa Osmanit: Për 5 vjet as 900 aksidente s’ka në Kosovë

Prishtinë | 17 Nën 2025 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Mero Baze ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të dhënë në “Politico” se shkatërruan 900 banda brenda pesë vjetëve. Ai ka thënë se Presidentja duhet të bëjë kujdes për imazhin e shtetit të saj, duke theksuar se Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda, as 90, e madje as 9.

“Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9.  E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkan”, ka shkruar Baze.

Të ngjashme