Eleni Foureira ka përfaqësuar shtetin e Qipros në festivalin evropian të muzikës të njohur si Eurovision.
Këngëtarja shqiptare ka treguar se pjesëmarrja në këtë garë nuk ka qenë edhe aq e thjeshtë për të.
Pos, presionit që ka pasur nga shteti grek shkaku i pranimit se është shqiptare, ka treguar se ka pasur stres shumë të madh.
https://instagram.com/p/Bi9V8Gkl7B9/?utm_source=ig_embed
“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë përpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur tre kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, ka pohuar për mediat greke këngëtarja.
Kujtojmë se bukuroshja jonë është e renditur si e dyta në Eurovision pas konkurrentes izraelite që fitoi këtë vit në Lisbonë të Portugalisë.
Theksojmë se Eleni u prezantua me këngën “Fuego” dhe u përgëzua për paraqitjen fantastike në skenë.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.