Elezi: Edhe 5 ditë afat, vetëm 19 subjekte aplikuan deri më tani

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Siç duket, partitë parlamentare e kanë lënë ditët e fundit për të aplikuar dhe për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, raporton Ekonomia Online.

Deri më tani, asnjëra nga partitë e mëdha dhe parlamentare LVV, PDK, LDK dhe AAK nuk kanë dorëzuar në KQZ listën me emrat e kandidatëve.

Kjo është konfirmuar për EkonomiaOnline nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se ky institucion do të vazhdojë të presë aplikimet deri më 16 gusht.

Sipas KQZ-së, deri më tani kanë aplikuar 19 subjekte politike, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje në komuna të ndryshme dhe kryesisht janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur.

“Deri më tani kemi pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike, prej tyre 2 parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 125 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme”, tha Elezi.

Sipas listës së KQZ-së, këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim:

PARTITË POLITIKE

  1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
  2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

INICIATIVAT QYTETARE

  1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
  3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
  4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
  5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
  6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
  7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

KANDIDATËT E PAVARUR

  1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
  2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
  3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
  4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
  6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
  7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
  8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
  9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
  10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

Të ngjashme