Elezi: KQZ planifikon t’i shpallë rezultatet përfundimtare shumë më herët se më 19 janar

Prishtinë | 05 Jan 2026 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet procesi i tërheqjes se të gjitha fletëvotimeve nga kutitë postare të hapura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit ishte paraparë që të përfundojë më së largu me 19 janar, por zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se KQZ po ndërmerr të gjitha veprimet që rezultatet përfundimtare të shpallen edhe më herët sesa që ishin planifikuar.  

“Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime ku është mundësuar votimi me kusht në 38 komuna, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9 mijë e 900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2860. Pra të gjitha këto aktivitete që po ndërmerr KQZ kanë për qëllim që të shpallen në një kohë sa më të shpejtë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të Kuvendit të Kosovës që janë mbajtur më 28 dhjetor ”, tha Elezi.

Në kohë kur janë shpall zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ ka miratuar një plan të aktiviteteve brenda të cilës ka parapa data të ndryshme për aktivitet. Dhe planifikimi i KQZ-së ka qenë që shpallja e rezultateve të bëhet më së largu me 19 janar. Brenda kësaj parashihen edhe ankesat e mundshme dhe koha që iu duhet institucioneve si PZAP-së dhe Supremes për të vendosur për ankesat e mundshme. 19 janari është planifikuar duke marrë parasysh të gjitha këto aspekte për ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme. Në bazë të dinamikës së punëve, mund të arrijmë në një përfundim, që shpallja e rezultateve që ishte planifikuar të bëhet me 19 janar, të bëhet më herët”, sqaroi Elezi.

Elezi ka treguar në konferencë për media hapat që duhet të ndjekë KQZ deri në momentin e shpalljes së rezultateve.

“Rruga që ndjek KQZ për shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe më pas certifikimin e tyre përfshin disa hapa të rëndësishme. KQZ shpall rezultate përfundimtare vetëm pasi të përfundojnë këto procese: Verifikimi dhe numërimi i rezultateve në qendrat komunale që tashmë janë përmbyllur. Numërimi në QNR i fletëvotimeve nga votimi i jashtë Kosovës, i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, si dhe pasi të përfundojë shqyrtimi i ankesave të mundshme në PZAP dhe Gjykatën Supreme për administrimin e numërimit”, tregoi Elezi.

Ndërkohë që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës dhe së shpejti do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta.

|Fletëvotimet e numëruara deri më tani janë nga më shumë se 28 mijë pakot me fletëvotime që ishin tërhequr, para vitit të ri, nga dy kutitë postare të KQZ-së, njëra në Berlin dhe tjetra në Bernë. Ndërkaq, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, të cilat gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë. Procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga kutitë postare jashtë vendit përmbyllet sot. Të gjitha këto, pasi të arrijnë në Kosovë, do t’i nënshtrohen vlerësimit/verifikimit dhe ato që do të aprovohen, do të përfshihen në numërim.  Gjithashtu, gjatë ditës së sotme, po planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që të fillojmë me numërimin e në numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2,860”, tha Elezi.

Të ngjashme