Elezi: Qëndrimet e ndryshme brenda orësh të Kurtit për targat nënkuptojnë pasiguri, pasojat mund të jenë serioze

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 13:33 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kërkesa e Amerikës për të shtyrë edhe për dy ditë vendimi për shqiptimin e gjobave për targa, e me pas përgjigja pozitive nga ana e Qeverisë, sipas eksperti Bedri Elezi, nënkupton pasiguri dhe mund të ketë pasoja serioze.

Ngase sipas tij, komunikimi me institucionet ndërkombëtare duhet të jetë në mënyrë zyrtare.

Elezi për Ekonomia Online tha se situata ka eskaluar dhe mund të ketë aktiviteteve të dhunshëm në veriun e Kosovës, marr parasysh qëndrimet e ndryshme brenda orësh të kryeministrit Albin Kurti dhe jo planifikimeve të mirëfillta.

“Në aspektin e sigurisë komunikimi përmes publikut, fillimisht kërkesa e ShBA-ve përmes publikut e cila ishte kërkesë e adresuar në rrjete sociale dhe më pas përgjigje pozitive e Qeverisë nënkupton jo siguri ngase komunikimi duhet të jetë në vija zyrtare dhe në takime permanente në komunikim të vazhdueshëm ngase çështja e sigurisë është komplekse dhe jo çështje politike dhe mund të ketë pasoja serioze”.

“Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në takimet që ishin në Bruksel ku nuk është arritur që të bëhet një kompromis për targa, një problem, i cili në fillim nga qeveria nuk u konsiderua problem serioz por ja që doli problem serioz. Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë po i shfrytëzojnë grupet kriminale dhe qytetarët serbë për të shfrytëzuar eskalimin e situatës në emër të rezistencës për çështjen e targave”.

Elezi bëri thirrje që Qeveria të ketë takime të vazhdueshme me zyrtarë amerikan dhe të pranoj kërkesën e tyre.

Ai tha se qytetarët e veriut janë të rrezikuar nga grupet kriminale, ngase sipas tij, pas dorëheqjes së fundit të policëve serbë në veri situata është edhe më e përkeqësuar.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë serioze duhet të ketë takime të vazhdueshme me qeverinë Amerikane dhe duhet t’i rikthehet kërkesës së qeverisë Amerikane për një afat serioz i cili do të gjendej  një zgjidhje paqësore. Sepse çdo eskalim do t’i faturohet vetëm Kosovës”.

“Sipas informacioneve që kemi në veriun e Mitrovicës qytetarët serbë janë vërtet të kanosur dhe janë të rrezikuar nga grupet kriminale vetëm se tani më janë bërë edhe më të fuqishëm nga dorëheqjet e fundit të përfaqësuesve të policisë së Kosovës të cilët kanë edhe përgatitje profesionale të cilët dinë metoda më të mira për të iu shmangur ballafaqimeve ligjore dhe në anën tjetër për të ushtruar dhunë e torturë tekë qytetarët”, tha Elezi për EO.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/siguri/shala-kurti-duhet-te-konsultohet-me-nje-perkthyes-qe-ti-kuptoj-me-mire-mesazhet-e-amerikes/

Të ngjashme