Arsenali u eliminua nga Liga e Evropës dhe atë duke humbur në shtëpi ndaj Olympiacosit në përballjen që shkoi në vazhdime.
The Gunners u eliminuan në rrethin e 32-të të garës së dytë më të rëndësishme për klube në Evropë.
Nga ky eliminim, Arsenali pritet të humbë shumë, madje nuk do të mund të transferojë edhe disa shënjestra.
Sipas asaj që raporton The Sun, Mikel Arteta do të detyrohet të heq dorë nga transferimi i disa lojtarëve, shkaku i të ardhurave të vogla.
Arsenali kishte shansin që të fitonte 65 milionë euro nëse do të fitonte Ligën e Evropës, mirëpo tani do të marrë vetëm 20 milionë.
Skuadra nga veriu i Londrës pritet që të heqë dorë nga sulmuesi i Gentit, Jonathan David, mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano dhe nga Jonathan Tah i Bayer Leverkusenit.