Eliona Pitarka merr propozimin për martesë nga i dashuri

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme, Eliona Pitarka ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i saj.

Lajmin e ka dhënë vetë bukuroshja, nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka zgjatur dorën për të treguar unazën në gisht.

“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”,- ka shkruar Eliona krahas fotos.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, ajo ka marrë shumë urime, por mes tyre dallohet edhe pyetja në lidhje me identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.

Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por nuk ka postuar asnjë foto me partnerin, prandaj kësaj pyetjeje, ajo iu përgjigj:

“Do e mbaj të gjithin për vete”. Eliona tha se dëshiron ta mbajë sekret identitetin e tij edhe për vitet në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme