Elita publikon imazhin më të bukur, me barkun e fryrë

Prishtinë | 23 Dhj 2018 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Elita Rudi është njëra nga personazhet më të përfolura në showbizin shqiptar.

Sidomos, emri u saj u lakua pas dasmës madhështore që organizoi me reperin e njohur Gjikon, por që tani kjo u harrua, pasi që u bë ende më kryetemë për shtatëzaninë e saj.

Por mesa duket, kjo gjë aspak nuk po i pengon, përkundrazi po e shijon çdo moment të shtatëzanisë së saj, shkruan Kosovarja.

Këtë më së miri po e kuptojmë, pasi që është tejet aktive në rrjetet sociale, dhe çdo ndjenjë e emocion të saj, po e ndan me ne.

E sot publikoi një imazh mjaft të bukur të saj, e cila dukej në top formë më shumë se kurrë.

Me një palë kostume, ngjyrë portokalli, dhe me flokët e lëshuara mbi supe, ajo dukej më e bukur se kurrë.

Siç na lë të kuptojmë, ajo gjendej në shtëpinë e vjehrrës së saj, përmes lokacionit që kishte publikuar e që ishte Peja.

Të ngjashme