Elmi Reçica merr pjesë në përurimin e shtatores së Dëshmorit të Kombit Zejnullah Zejna në Sojevë

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Elmi Reçica, kandidati për deputet nga PDK-ja ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të shtatores së Zejnullah Zejna në Sojevë, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë.

Me këtë rast, Reçica ka vlerësuar lart sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke theksuar se liria dhe shteti i Kosovës janë ndërtuar mbi gjakun dhe përkushtimin e tyre.

“Sakrifica e dëshmorëve tanë mbetet themeli i lirisë dhe shtetit tonë. Duke nderuar veprën dhe idealin e Zejnullah Zejnës, kujtojmë se liria që gëzojmë sot është fryt i guximit, përkushtimit dhe flijimit të bijve më të mirë të kombit”, ka deklaruar Reçica.

Ai theksoi se kujtimi dhe nderimi për dëshmorët mbetet obligim i përhershëm institucional dhe qytetar, ndërsa vlerat për të cilat ata sakrifikuan duhet të ruhen dhe të përcillen te brezat e rinj.

Në përfundim, Reçica shprehu respektin e tij për veprën e dëshmorit Zejnullah Zejna dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, u shpreh ai.

Të ngjashme