Futbollisti 21-vjeçar i lindur në Prizren, Elvis Rexhbeçaj, e ka shënuar një supergol në fitoren me rezultat 8:1 të Wolfsburgut kundër Augsburgut.
Wolfsburgu e ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm të Ligës së Evropës, pas fitores së thellë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Bundesligës, raporton Gazeta Express.
Në mesin e nëntë golave të shënuar në këtë ndeshje ishte edhe ai i Elvis Rexhbeçajt, i cili shënoi një supergol në minutën e 60-të të ndeshjes, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 6:0.