Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar lirimin nga klinika të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Gazeta Express ka pyetur doktorin Syla për gjendjen e Krasniqit, meqenëse avokati i tij deklaroi se atij i është përkeqësuar për shkak të “numrit të madh të forcave policore”.
“Ka vazhdu e ka krye tek ne”, tha shkurtë doktor Naser Syla.
Për bastisjen në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka folur për Taulant Ferizi, avokat i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Avokati Ferizi tha se gjendja shëndetësore e Krasniqit është përkeqësuar për shkak të “numrit të madh të forcave policore” dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Avokati Taulant Ferizi tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe nga ajo që kanë mësuar kontrolli në zyret e KEK-ut është bërë për dy kontrata të nënshkruara në fushën e prokurimit.
I pyetur se për çfarë arsyesh është zhvilluar bastisja në KEK, ai tha se kjo ka të bëjë me nënshkrimin e dy kontratave në fushën e prokurimit.
“Nuk na është dhënë informacion i mirëfilltë me cka ka të bëjë hetimi dhe kontrolli i sotëm, mirëpo nëpër rreshta është theksuar se bëhet fjalë për dy kontrata të nënshkruara në fushën e prokurimit, kaq kam për momentin”,