Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka konfirmuar rastin se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë duke marrë trajtim në QKUK, raporton Ekonomia Online.
Ai në një përgjigje për EO ka thënë se njëri prej tyre e ka gjendjen stabile, ndërsa njëri është në rrezik akoma pas plagosjes.
“Të dytë janë duke u trajtuar në QKUK, saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjendja e njërit prej tyre është në rrezik për jetë, kurse tjetri është në gjendje stabile”, tha Naser Syla për EO