Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, njofton për emërimin e drejtorëve të rinj në komunën që ai udhëheq.
Pjesa më e madhe e ekipit është kompletuar, ndërsa Hyseni thotë se janë në fazën përfundimtare që të vendosin emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Gjilanit,
Bazuar në marrëveshjen e parimeve, sot, është bërë emërimi i drejtorëve të rinj komunal. Transparenca e plotë, ndershmëria e profesionalizmi, do të jenë 3 shtyllat kryesore të cilat do të na përcjellin gjatë tërë mandatit. Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:
Nënkryetare: Leonora Morina Bunjaku
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës: Doruntina Hasani
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Kushtrim Zeqiri
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Riad Rashiti
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit: Selvete Sylejmani
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike: Mentor Mihovci
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim: Bejtullah Osmani
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Bajram Isufi
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit: Ali Arifi
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Enver Shabani
Ndërsa jemi në fazën përfundimtare që të vendosim emërimet për: Nënkryetarin për Komunitete, Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ky ekip, do të plotësohet gjatë ditëve në vijim!