Qeveria ka emëruar Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi anëtarë të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka propozoi dy emrat për plotësimin e bordit të drejtorëve.
Sipas tij, ky bord nuk është funksional dhe emërimi i dy anëtarëve është i rëndësishëm për funksionimin e ndërmarrjes.
“Afarizmi i ndërmarrjeve publike është përgjegjësi e bordit të drejtorëve. Plotësimi i bordeve është detyre e qeverisë. Ky bord nuk është funksional dhe emërimi i dy anëtarëve është rol i rëndësishëm”.
“Emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes siç parashihet me dispozitat ligjore. Dy të propozuarit janë Ejup Visoka, Mehmet Ballazhi”.
Qeveria në mbledhjen e 8 majit kishte marrë vendim për shkarkimin e katër drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci.
Anëtarët e shkarkuar janë: Fatos Salihi, Albiona Maloku, Imer Hamiti dhe Sami Veliu.