Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të enjten mbrëma ka emëruar përzgjedhësit e përfaqësueseve të reja të Kosovës në të dyja konkurrencat.
Përfaqësuesen U16 në konkurrencën e femrave do të udhëheq Edin Kërveshi.
FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 15-24 gusht 2018, Sofje/Bullgari
Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën.
Përfaqësuesen U18 (F) do ta udhëheq Ilmen Bajra.
FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni
Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.
Përfaqësuesen U20 (F) do ta udhëheq Fidan Shatri, me ndihmës Ismet Feratin.
FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 3-11 gusht 2019, Prishtinë/Kosovë
Kosova në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.
Përfaqësuesen U16 (Meshkujt) do ta udhëheq Albert Sylejmani.
FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 8-17 Gusht 2019, Podgoricë/Mali i Zi
Kosova në Grupin A së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë.
Përfaqësuesen U18 (M) do ta udhëheq Gyltekin Selimi.
FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 26 korrik – 4 gusht 2019, Oradea/Rumani
Kosova në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.
Përfaqësuesen U20 (M) do ta udhëheq Ibrahim Karabeg.
FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 12-21 korrik 2019, Matosinhos/Portugali
Kosova në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estonia dhe Armenia.
Ndërkaq ndihmësit e secilës Përfaqësuese do të emërohen në ditët në vijim në koordinim me përzgjedhësit dhe Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugovën.
Duhet theksuar se Përfaqësueset e Reja të Kosovës do të fillojnë me grumbullimet e para në fillim të muajit janar në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për të gjitha sfidat që i presin në vitin 2019.