Heset Sahiti nga Nisma për Kosovën është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Lajmin e ka bërë të ditur dega e Nismës në Lipjan.
“NISMA për Kosovën – Lipjan e uron z.Heset Sahiti për detyrën e re, ndërsa falenderon strukturat e NISMA-së në qendër për besimin e dhënë ndaj kryetarit të degës së NISMA-së në Lipjan z.Heset Sahiti. Jemi të sigurt që z.Heset Sahiti do ta kryjë detyrën me përgjegjësi dhe perkushtim ashtu siç ka bërë deri tani!”, thuhet në njoftimin e kësaj partie të publikuar në Facebook, transmeton Klan Kosova.