Emërohet kryeministrja e re e Serbisë

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 19:33 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka emëruar sot kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila është politikanja e parë e cila publikisht ka deklaruar se është homoseksuale.

Vuçiq ka theksuar se nuk ka qenë fare e lehtë për të marrë një vendim të tillë, që t’i besojë dikujt formimin e një qeverie të re.

Emërimi i saj në qeveri vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut, si historik për komunitetit homoseksual i cili vazhdon të përballet me diskriminim, ngacmim dhe dhunë.

Ana Brnabiq ka hyrë vitin e kaluar në qeveri si një figurë jo partiake dhe ishte pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit tashmë President të Serbisë, Aleksandar Vuçiq saktësisht ishte pjesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme