Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ende shpreson që skuadra e tij do të arrijë të kualifikohet për vitin tjetër në Ligën e Kampionëve.
Pas humbjes dëshpëruese ndaj Wolverhamptonit me rezultat 3:1, skuadrës së spanjollit i janë komplikuar tej mase punët, megjithatë trajneri pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij ende ka gjasë të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
“Kemi humbur nga duart mundësinë për vendin e katërt, mirëpo në tri ndeshjet e fundit që i luajmë në ligë, mund ta rrëmbejmë pozitën e katërt”, ka thënë trajneri i londinezëve.
Arsenali do ta kërkojë kualifikimin në Champions edhe nga Liga e Evropës, ku anglezët janë në gjysmëfinale me Valencian.