Lacazette shpjegon diferencën mes Emery dhe Wenger

Prishtinë | 28 Tet 2018 | 10:16 | Nga Ekonomia Online
Tifozët e Arsenal po kalojnë në momentet më të mira viteve të fundit, kjo për arsyen se skuadra është në një seri prej 10 fiotreve radhazi.
Taktikat e Unai Emery duket se kanë ndryshuar rrënjësisht skuadrën  nga Londra, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur edhe sulmuesi francez, Lacazette, i cili ka thënë se instruksionet e Emery dallojnë me ato të Wenger.

“Me Wenger duhej të pozicionohesha në 16-metërshin e skuadrës kundërshtare. Me Unai është ndryshe, ai do që unë ta luaj lojën time, të vrapoj më shumë dhe të jap kontributin tim” ka thënë sulmuesi.

“Ndihemi ndryshe në fushë. Tash ka më shumë taktizime” ka përfunduar francezi.

Sezonin e kaluar Lacazette ka shënuar 17 gola në 39 ndeshje. Mbetet të shihet sa do të shënojë këtë sezon.

Të ngjashme