Emery mund të shkarkohet nëse s’ka përmirësim në rezultate

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Arsenal nuk do të bëjë panik lidhur me shkarkimin e trajnerit Unai Emery.

Por që ai mund të shkarkohet nga ky pozicion nëse nuk përmirësohet në rezultate, shkruan Mail.

Pozicioni i tij është vënë në shqyrtim pasi që Topçinjtë kanë fituar vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit dhe së fundmi u mposhtën nga Leicester City 2:0.

Klubi ka planifikuar që ta rishikojë pozicionin e Emery në fund të sezonit, por që ndryshimi mund ta pasojë nëse vazhdojnë paraqitjet e nivelit të ulët.

Edhe një pjesa e lojtarëve të Arsenal kanë shprehur brengën lidhur me rrugën e Emery.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme