Emigranti malian i cili disa ditë më parë u shpërblye me shtetësi franceze për shkak të aktit të tij heroik që shpëtoi katërvjeçarin të binte nga ballkoni, ka nisur punën e tij të re.
Mamoudou Gassama, 22 vjeçari i cili tashmë njihet si Spiderman i Parisit, ka nisur punën praktike me brigadën e zjarrit në kryeqytetin francez.
Spidermani i Parisit ka nënshkruar një stazh dhjetëmujor për shërbimet e shpëtimit të zjarrit, i cili do t’i paguajë atij rreth 600 euro në muaj.
Ndryshe së fundi shteti i Francës ka urdhëruar mbylljen me forcë të disa kampeve të emigrantëve në Paris.
Si pasojë, më shumë se 2,500 njerëz raportohet se do mbeten të pastrehë.