Aktorja Emilia Clarke zbjlom see ishte shtyrë të xhirojë skena seksuale në serinë “Game of Throne”, në mënyrë që të mos dëshpërohen fansat e serisë. Aktorja ka folur për përvojën e pakëndshme nga ky sheshxhirim, ndërsa thotë se kishte refuzuar të realizojë një skenë kontestuese, sepse nuk ishte ndier mirë.
“Tani shumë më mirë e di se çfarë më bën të ndihem mirë kur punoj dhe për çka pajtohem. Insistoja që trupi im të mbetej i mbuluar me çarçaf, ndërsa ata më thoshin: ‘nuk dëshiron t’i dëshpërosh fansat e tu’. Ndërsa unë në këtë përgjigjesha: ‘shkoni mbushuni’”, ka deklaruar Clarke.
Ajo ka shtuar se xhirimi i skenave të seksit në këtë seri ka qenë i tepërt dhe i panevojshëm. E kam pranuar punën dhe më kanë dërguar skenarët dhe pasi i kam lexuar mendoja: ‘A në këtë qëndron puna? Por sapo kisha dalë nga shkolla e aktrimit dhe i përmbahesha asaj se nëse në skenar është ashtu, atëherë me siguri është e domosdoshme dhe ka njëfarë kuptimi”, ka kujtuar Emilia fillimin e xhirimeve të kësaj serie.
Ajo ka sqaruar se vetëm pas bashkëpunimit me Jason Momoan, i cili në këtë seri ishte dashnori i saj, e ka kuptuar se ajo vetë mund t’i vendosë rregullat e saj rreth ekspozimit të trupit. “Ishte vështirë, por skenat me Jasonin ishin të mrekullueshme, sepse ai më thoshte ‘jo zemër, kjo nuk është në rregull’”, ka sqaruar Clarke.