Emina Çunmulaj, feston ditën e sotme 4-vjetorin e martesës me partnerin e saj, Sam Nazarian me të cilin ka dhe dy vajza të quajtura Mia dhe Ella.
Emina ka publikuar në “Instagram” disa foto nga dita më speciale e jetës së saj, kur kurorëzoi dashurinë me partnerin në martesë.
Bashkangjitur fotove Emina shkruan këtë urim: “Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vite dhe 2 bebe të dashurueshme të bukura. Jeta është e bukur, le të bëjmë një fëmijë tjetër”.
Nga urimi duket qartë se Emina e pret me padurim edhe një fëmijë tjetër.