Eminem u përgjigjet atyre që kritikuan albumin e ri ‘Kamikaze’

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 11:22 | Nga

Edhe për albumin e ri të Eminem, kritikët kanë pasur fjalë jo shumë të mira.

E gjithë këto kritika reperi i ka mbledhur në një postim që e ka bërë në Instagram, duke përfshirë ato mëkryesoret e më të rënda nga revistat më të lexuara të muzikës.

‘Billboard’, ‘The Hollywood Reporter’ e ‘Rolling Stone’ kanë kritikuar reperin ndërsa ‘Vulture’ kanë shkruar :”Çfarë ndodh nëse Kamikaze nuk shitet më shumë se Revival? Kush do të fajësohet atëherë?”

Por, e kundërta po ndodh!

Fansat albumin e kanë pritur shumë mirë, ndërsa ‘Kamikaze’ është albumi më i shitur në 103 shtete të botës, duke shitur 434 mijë njësi vetëm në javën e parë, përcjell Gazeta Express.

Edhe në Britani, Eminem po kryeson në shitjen e albumeve për javën e tretë me radhë.

Në fund, reperi ka ‘falëndruar’ me ironi kritikët e tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme