Emini-Servais flasin për MSA-në dhe vizat

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 14:42 | Nga

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, u takua me shefin e zyrës së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais

Deputetja Njomza Emini gjatë takimit me shefin e misionit diplomatik të Belgjikës në Prishtinë, ku kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për procesin e integrimit evropian të Kosovës, përkatësisht zbatimin e MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Me këtë rast, Emini tha se pret vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe forcim të marrëdhënieve në mes të Komisionit për Integrime Evropiane dhe Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë.

Me këtë rast, Jean-Louis Servais ka falënderuar për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me komisionin parlamentar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme