Emir Sahiti nënshkruan me Hajdukun e Splitit

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 19:59 | Nga

19 vjeçari nga Kosova, Emir Sahiti, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e Hajduk Split.
Emiri sezonin e kaluar e kaloi tek Hajduk Split II, në formë huazimi nga Rabotnicki.

Sahiti e ka filluar karrierën tek skuadra e Ramiz Sadikut, për të kaluar në Prishtinë, pastaj tek Trepça 89 para se të dilte jashtë vendit tek Rabotnicki ku debutoi si 17 vjeçar.

Sahiti është paraqitur edhe me kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe tani është reprezentues i rregullt i U-21.

Emir Sahiti luan si anësor dhe sezonin e kaluar është paraqitur në nëntë ndeshje me skuadrën e Hajduk Split II për të shënuar një gol. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme