Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, wshtw mbledhur në të cilën pritet të diskutohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën plenare të radhës, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite të mbledhjes është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Sipas rendit të propozuar, në seancën e radhës pritet të shqyrtohen deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Interpelanca me ministrin Vitia ka të bëjë me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.Po ashtu, në rend dite është propozuar edhe mocioni përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Deklarime për media pritet të ketë pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
