Në ndarjen e çmimeve “Oscar”, teksa i shihnim të gjitha zonjat dhe zonjushat me fustane dhe veshje të tjera të përsosura për mbrëmje të tilla “gala”, vumë re se aktorja e njohur Emma Stone ka parakaluar në tapetin e kuq ndryshe.
Ajo ka qenë e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë të kuqe.
Vitin e kaluar Emma fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “La La Land”, ndërsa këtë vit ajo ka qenë si një ndër prezantueset e kësaj mbrëmjeje.
Madje ajo ka theksuar faktin se është viti 2018 dhe nuk ka ndonjë arsye që gratë mos të veshin pantallona.