Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka pranuar sot një letër përmes së cilës i është konfirmuar se Presidenti i Francës, Emmanul Macron, do ta vizitojë shtetin serb.
Në këtë letër, siç raportohet në mediet serbe, thuhet se Macron ka theksuar marrëdhëniet e mira në mes të dyja vendeve që janë të bazuara në miqësi dhe lidhje afatgjate.
Më tej thuhet se marrëdhëniet Francë-Serbi janë shënuar prej “vëllazërisë” së armëve prej Luftës së Dytë Botërore, që kanë forcuar miqësinë e tyre.