Mirel Josa ka folur para ndeshjes finale të kampionatit ndaj Dritës.
Ai deklaroi që Drita është favorite, por beson fuqishëm në fitore.
“Finale e kampionatit, normalisht e donim me kushte tjera, në kushte më të mira për skuadrën tonë. Drita është skuadër që në bazë të klasifikimit është e favorizuar dhe luan për tre rezultate. Kjo nuk do të thotë gjë. Skuadra jonë, është te ne për të bërë çdo veprim mirë në mënyrë që të marrim gjërat e mira”, deklaroi Josa për faqen zyrtare.
“Është e rëndësishme të kemi qetësi, sepse edhe ekipi i Dritës donë që neve të na godas, sepse e dimë që loja zgjat 90 minuta dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të përfundoj brenda pjesës së parë siç është mentaliteti i disave. Duhet të kemi parasysh po ashtu që Drita jo më kot është në krye të klasifikimit. Por, ne në pesë ndeshjet e fundit kemi treguar karakter dhe këtë karakter ia kërkoj skuadrës edhe nesër”.
“Normalisht, karakteri duhet shfaqur në dyluftime, në mënyrën se si ne do ta fitojmë topin dhe në qetësinë se si do të përfundojmë aksionin. E siç e thash më lartë, Drita nuk do të mendojë vetëm të mbrohet, por edhe do të sulmojë dhe duhet të jemi të kujdesshëm. “Ora” nuk vjen me fjalë, “ora” vjen duke zbatuar detyrat në fushë dhe duke qenë më të vendosur duke i luftuar dyluftimet në mesin e fushës”, shtoi ai.