Në orët e pasditës së djeshme është arrestuar edhe i shumëkërkuari nga policia Kastriot Shala, që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.
Arrestimi i tij ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës pas orës 15:00 derisa po lëviste me veturë të tipit Golf 7.
Bashkë me të siç merr vesh “Gazeta Blic” janë arrestuar edhe tre persona tjerë që ndodheshin nën shoqërinë e tij, dy prej tyre meshkuj dhe një femër.
Ata janë Arbnora Bunjaku, Rinor Demi dhe Etnik Hyseni.
Jozyrtarisht merret vesh se e arrestuara Bunjaku, është në lidhje dashurie me të shumëkërkuarin Shala.
Pas këtij arrestimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari Kastriot Shala, ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez.