Emrat potencial që mund të zëvendësojnë kryeministrin e Serbisë, Vuçiq

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 08:14 | Nga

Aleksandar Vuçiq ka arritur që të fitojë në zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë.
Ndërsa sipas raportimeve serbe, Qeveria do të formohet në dy muajt e ardhshëm.

SNS, si një kandidat presidencial ka thënë një herë “disa emra”, por nuk ka thënë publikisht se kush do e zëvendësojë kryeministrin serb, raporton b92, transmeton Indeksonline.

Sipas informatave jozyrtare, kandidati i parë është ministri aktual i Financave Dushan Vujviq, apo emër tjetër i mundshëm është Ministrja e Administratës Shtetërore, Ana Brnabiq.

Përpos emrave të Vujoviq dhe Brnabiq, mundësi tjetër për të qenë në pozitën e kryeministri serb, Vuçiq, ka edhe zyrtarja e lartë e partisë në pushtet dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Nikola Selakoviq, e cila pas zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka humbur funksionet në aparatin shtetërorë.

Por pas largimit të Vuçiq nga pozita e kryeministrit, shpesh është deklaruar publikisht si i hapur për këtë pozitë edhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq i cili kishte deklaruar se do të pranonte qëndrimin nëse ajo do t’i ishte ofruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme