Sky Sports raporton se Manchester United po e konsideron një lëvizje që në janar për mesfushorin e Juventusit, Emre Can.
E ardhmja e Emre Can duket e dyshimtë pasi Juve e la atë jashtë skuadrës së tyre të Ligës së Kampionëve.
Tuttosport shkroi të martën se gjermani mund ta ndiqte Max Allegrin dhe Mario Mandzukicin drejt Old Trafford, ndërsa sot Sky Sports është në të njëjtën linjë me mediat italiane.
25-vjeçari kaloi katër vjet me rivalët e United, në Ligën Premier te Liverpooli, përpara se të bashkohej me Bianconerët në verën e 2018.
Ai bëri 37 paraqitje për Zonjën e Vjetër me Max Allegrin në krye në sezonin e kaluar, duke fituar një Scudetto.
Sidoqoftë, ai ka humbur vendin e tij në skuadër pas emërimit të Maurizio Sarri gjatë verës.