Emri që bashkon Shqipërinë me Kosovën

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 09:00 | Nga

Albanikos Duraku ndihet krenar me emrin e tij, i cili përbëhet nga emrat e dy shteteve shqiptare, por shpreson që bashkimi kombëtar të mos mbetet vetëm në emrin e tij, por të ndodhë me të vërtetë. Gazeta “Zëri” jua sjell rrëfimin interesant të tij se si familja nuk kishte guxuar ta pagëzojë për tre muaj.

Emrat e njerëzve në çdo gjuhë janë kryesisht emra të kuptimshëm, me domethënie të drejtpërdrejtë apo simbolike. Emrat me të cilët prindërit i pagëzojnë fëmijët e tyre në njëfarë mënyre lidhen me të kaluarën apo rrëfejnë për të sotmen. Te shqiptarët emrat i kanë përcaktuar periudhat e ndryshme kohore nëpër të cilat ka kaluar populli ynë, periudhat e luftërave dhe sidomos represioni serb ka ndikuar shumë në përkushtimin e shqiptarëve ndaj tokës së tyre dhe në pagëzimin e fëmijëve të tyre.

Në atë kohë viheshin emra të qyteteve të Shqipërisë nga malli që kishin për të. Mirëpo, nuk janë vetëm kosovarët që orientoheshin te Shqipëria për emra. Shqiptarët e Shqipërisë po ashtu ndiqeshin nga regjimi.Pikërisht njëri prej tyre, në atë kohë pagëzoi djalin e tij me emrin Albanikos, me dëshirën që qoftë edhe simbolikisht ta bashkonte Kosovën e Shqipërinë.

Gazeta “Zëri” jua sjell rrëfimin e Albanikos Durakut, lindur në Gjakovë dhe i rritur në Tiranë, por që për më shumë se një dekadë jeton dhe punon në Kosovë, i cili ka treguar vështirësitë dhe rreziqet nëpër të cilat ka kaluar familja e tij pikërisht për ta pagëzuar me këtë emër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme