Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor.
Mirëpo pavarësisht se kënga është drejt finalizimit, ende nuk është përcaktuar titulli i saj.
Duket se këtë gjë ajo po ka dëshirë t’ua lë në dorë fansave të saj, apo thënë më mirë ndjekësve të saj më të rregullt në Instagram.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory së fundmi, duke shkruar: “Dua që fansat të vendosin titullin e baladës sime të re”.
Ndërkohë, këngëtarja ua ka mundësuar që përmes opsioni “Questions”, t’u lejojë fansave që t’i japin sugjerime asaj.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor që ajo ka sjell ka qenë kënga “Kujt pi han” në bashkëpunim me Don Phenom, që është pritur mirë nga fansat e saj.
Enca shquhet si një prej personazheve më me influencë në rrjetet sociale, pasi ndiqet nga mbi 1.9 milionë ndjekës vetëm në rrjetin social Instagram.