Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu, ka shpërndarë një mesazh për fansat e saj lidhur me thashethemet se ajo ka ndërmend të zvogëlojë gjoksin.
Pas një pyetjeje nga një fans, këngëtarja u shpreh qartë dhe me humor se nuk do të bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale në këtë pjesë të trupit.
“Sa për t’ua hequr merakun të gjithëve, JOOO”, ka shkruar Enca në një postim të saj, duke i qetësuar kështu të gjithë ata që kishin spekuluar rreth një ndryshimi të mundshëm.