Ditën e sotme (e mërkurë) një projekt muzikor të ri e ka lansuar edhe këngëtarja Enca Haxhia.
Artistja e njohur këngën e ka titulluar “Ku Mete”, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
24-vjeçarja edhe në këtë klip është përkujdesur mjaft shumë për dukjen e saj dhe ka bërë një paraqitje tejet provokuese.
Për klipin, Enca ka zgjedhur dy veshje të veçanta – një kostum të bardhë dhe një fustan të zi.
Tekstin e këngës e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me Mumën, kurse muzikën po ashtu e ka bërë Enca.
Për ‘beat-in’ është përkujdesur Oster, ndërkohë që videoklipi i është besuar produksionit ‘Max Production’.
Kënga u publikua edhe në kanalin zyrtar të Encës në YouTube, ku reagimet e para të publikut ishin shumë pozitive.