Këngëtarja, Enca Haxhia, gjithnjë bën bujë me publikimet në rrjetet sociale.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar disa postime në rrjetin social Instagram për këtë fundvit, ku ka treguar anën e saj të butë.
Ajo shfaqet afër brigjeve të detit teksa bëhet gati të hedhë telefonin e saj – aryseja për këtë janë kujtimet.
“Lamtumirë kujtimeve të vjetra”, u shpreh Enca në këtë postim në rrjetin social Instagram.
Në vitin 2019 këngëtarja pritet që të fillojë me një jetë krejt të re e të ndërtojë kujtime të reja.
Enca ka qenë aktive këtë fundvit me koncerte, teksa vitin e kaluar lansoi disa videoklipe që tërhoqën vëmendjen.
Ajo vazhdon të jetë ‘single’.