Enca Haxhia nuk publikon shumë shpesh këngë të reja, por ato që sjell suksesin e ka të garantuar.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka zbuluar një pjesë të këngës së re, e cila ka treguar se nuk do të jetë e vetmja që do publikohet shpejt nga ajo, shkruan lajmi.net.
“Një nga shumë që do të vijnë”, ka qenë mbishkrimi që Enca i ka lënë videos ku dëgjohet duke kënduar.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Dua”, këngë kjo që u prit shumë mirë në publik.